
Nasim Haradinaj është duke diskutuar në Pressing në T7 për Gjykatën Speciale.
Gjatë kohës sa po diskutonte, autori i Pressing Leonard Kerquki pranoi një reagim nga Ibrahim Kelmendi drejtuar Nasim Haradinajt me fjalët: “A po të vjen marrë se spo e përmendi postimin tim kundër jush…”…
“Postim të gjatë që pretendon se gazetarët janë komprometues ndaj Gjykatës Speciale…”, u shpreh Kërquki teksa lexoi reagimin e Kelmendit.
Kelmendit i reagoi ashpër Haradinaj:
“O Ibrahim Kelmendi po ta them haptas unë jam në luftë me këtë gjykatë edhe me gjithë që janë në Gjykatë. Ti çohu, shkruaj, bile të paktën e ke një burrni po kallxon haptas, jo e ka një burrni edhe Donika Gërvalla si ti, po kallxoni haptas që jeni ka çoni dëshmi kundër luftëtarëve…”, tha Haradinaj në Pressing.
“Mu më ke kundërshtar”, i tha Haradinaj – Kelmendit.