Instituti Hidrometerologjik ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot në vend dhe gjatë ditëve të ardhshme
Sipas IHMK’së, java e ardhshme do të karakterizohet me mot jostabil i përcjellur me riga shiu të intensitetit mesatar e vende–vende edhe të intensitetit të lartë.
“Java e ardhshme do të karakterizohet me mot jostabil i përcjellur me riga shiu të intensitetit mesatar e vende–vende edhe të intensitetit të lartë. Të hënën dhe të martën parashihet mot stabil dhe me intervale të gjata me diell. Nga dita e mërkurë do të ketë ndryshim në parametrat meteorologjik, kështu që si pasojë e prezencës së masave të ajrit me presion të ulët do të ketë kushte të favorshme për krijimin e vranësirave të dendura të cilat parashihen të sjellin reshje dhe rënie të temperaturave maksimale. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 2-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në njoftim./Gazeta Express