Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka publikuar pamje derisa zjarrfikësit shuajnë zjarrin në fshatin Reqan
Në pamjet e publikuara nga kreu i Suharekës, shihet se gjendja me zjarret atje është rënduar.
“Në fshatin Reqan po bëjmë përpjekje ne shuarje te zjarreve…”, ka shkruar Muharremaj.
Ndryshe, Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve kanë ndodhur shpërthime zjarri edhe në fshatrat e Prizrenit dhe Shtimes.
Sipas policisë, në fshatin Godanc i Epërm të Shtimes, është raportuar se në rrethana të panjohura ka shpërthyer zjarri në pyll mbi fshat.
Në vendin e ngjarjes kanë daluë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka punuar në lokalizimin e zjarrit.
Kurse, në fshatin Studenan të Suharekës, raportohet se në rrethana të panjohura janë përfshirë nga zjarri 200 hektar fushë dhe një pjesë e malit.