Janë zhvilluar dy ndeshjet e Grupit B të Kampionatit Evropian Euro 2020.
Në këtë grup bëjnë pjesë Rusia, Danimarka, Finlanda dhe Belgjika, përcjellë KosovaPress.
Finlanda e ka mposhtur Danimarkën me rezultat minimal 1-0, ndeshje kjo e cila kaloi nën hijen e asaj që ndodhi me mesfushorin Christian Eriksen i cili pësoi sulm kardiak dhe pesha e rezultati ishte e dorës së dytë.
Në sfidën tjetër, Belgjika e ka mposhtur me lehtësi Rusinë me rezultat 3-0 me dy golat e Romleu Lukakut dhe një të Tomas Meunierit.
Vendi i parë mbahet nga Belgjika me tri pikë, Finlanda vjen e dyta me tri pikë po ashtu, ndërsa Danimarka dhe Rusia janë pa pikë në vendet tre dhe katër.