Wednesday, January 22, 2025
HomeLajmeKosovaRegjistrimi në shkolla/ Nxënësit preferojnë shkollat profesionale

Regjistrimi në shkolla/ Nxënësit preferojnë shkollat profesionale

Kanë ngelur vetëm dy javë për regjistrim në shkollat e mesme, megjithatë nxënësit prej më herët kanë filluar të interesohen për shkollat e mesme dhe programet mësimore që mund të ofrojnë këto institucione arsimore.

Vitet e fundit po vërehet një ndryshim tek nxënësit pasi që ata tashmë me të madhe po i favorizojnë drejtimet profesionale. Pas një promovimi të madh nga profesorët e shkollave të mesme si dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës, nxënësit janë të interesuar të mbulojnë hapësirat e kuadrove ku ka nevojë më shumë tregu i punës. “Duke parë që secili prej shokëve shoqeve të klasës kanë shprehur dëshirë për tu regjistruar në shkollat e mesme të përgjithshme, unë kam vendosur të vijoj arsimin e mesëm në shkollë zanati duke besuar që e ardhmja e ime të jetë më e mirë”, thekson një nxënës filloristë.

Shkollat e mesme profesionale në të njëjtën kohë ofrojnë mundësi për shkollim, përvetësim dhe punësim të profesionit përkatës të përzgjedhur në firma dhe kompani të ndryshme të vendit, së paku kështu theksojnë profesorët e këtyre shkollave.

Për gazetën KOHA, profesori Faton Mustafa, deklaron se në shkollat profesionale japin mundësi të shumta duke ofruar drejtime të ndryshme, e më pas u jepet mundësia nxënësve që pas mbarimit të gjejnë shumë shpejt vende pune. “Pas një promovimi të madh që u bëhet shkollave të mesme profesionale, shohim se vitet e fundit interesimi i nxënësve për tu regjistruar është shumë i madh. Ofertat janë nga më të ndryshmet duke filluar nga drejtimet e teknologjisë makinerike, energjetike, instalues etj, drejtime që ndahen në 3 vjeçare dhe 4 vjeçare”, thotë ai. Mustafa ka shtuar se shumica e nxënësve kanë mundësi punësimi dhe ofertë të bursave të ndryshme. “MASH-i vjet ka dhënë bursa për përkrahjen e nxënësve, por po ashtu edhe kompanitë e ndryshme, ku për shembull nxënësit edhe kanë profesionalizuar zanatin e tyre por edhe kanë pasur përkrahje financiare”, thotë ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments