Thursday, December 19, 2024
HomeLajmeKosovaRegjistrimi i popullsisë, ASK publikon të dhënat për përbërjen etnike të Kosovës

Regjistrimi i popullsisë, ASK publikon të dhënat për përbërjen etnike të Kosovës

Agjencia e Statistikave të Republikës së Kosovës sot ka prezantuar të dhënat përfundimtare sa i përket regjistrimit të popullsisë. Në prezantimin e të dhënave nga ASK është treguar edhe për përkatësinë etnike të popullsisë së Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Sipas regjistrimit dhe të dhënave të prezantuara nga ASK, 91,76 % janë shqiptarë, të etnisë serbe janë regjistruar 2,31 %, boshnjak 1,69 %, turq 1,22 %.

Të komunitetit rom janë, 0,55 %, ashkali janë regjistruar 1,02 %, egjiptian 0,67 %, goran 0,58 %, të tjerë 0,13 % dhe pa përgjigje 0,06 %.

ASK ndërkohë ka publikuar edhe të dhënat për përkatësinë fetare të Kosovës,

93.49 % të qytetarëve të Republikës së Kosovës i përkasin besimit islam, 2,31 % janë të përkatësisë ortodokse, 1,75 % janë deklaruar katolikë, të tjerë 0.45 %, pa asnjë besim janë deklaruar 0,50 % dhe s’janë përgjigjur 1.50 %.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments