Saturday, November 16, 2024
HomeLajmeKosovaReduktime me ujë në “Kalabri”, Fushë Kosovë dhe Obiliq

Reduktime me ujë në “Kalabri”, Fushë Kosovë dhe Obiliq

Banorët e lagjes “Kalabria”, të Fushë Kosovës dhe Obiliqit do të mbetën pa ujë të pijes nga ora 23:00 deri nesër në orën 05:00 të mëngjesit.

Reduktimet me ujë do të ndodhin përshkak të punimeve të planifikuara nga “Ibër Lepenc”, kështu kanë treguar nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.

Punimet do të zgjasin edhe më 11 shtator, pra të dielën.

“Për shkak të punimeve të planifikuara teknike nga NH ” Ibër Lepenc” Sh.A. ju njoftojmë se, sonte ( 10 shtator 2021) nga ora 23:00 deri nesër në orën 05:00 të mëngjesit, do të ketë reduktime të furnizimit me ujë të pijshëm për konsumatorët e Fushë Kosovës, Obiliqit dhe lagjes ” Kalabria” në Prishtinë. Po ashtu, punimet e tyre të planifikuara mund të zgjasin edhe gjatë ditës së nesërme ( 11 shtator 2021), andaj mund të ketë vështirësi në furnizimin e rregullt me ujë për zonat e lartcekura deri në mesnatën e ditës së nesërme”, thuhet në komunikatën për media nga KRU “Prishtina”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments