Gjigantin spanjoll të dielën e pret një përballje e vështirë.
Real Madridi do të jetë mysafirë i Valencias në kuadër të xhiros së katër të La Ligas.
‘Mbretërit’ vijnë në këtë ndeshje pas triumfit shumë të rëndësishëm në Ligën e Kampionëve ndaj Interit.
Megjithatë ‘Los Blancos’ janë duke u përballur me probleme të shumta shkaku i lëndimeve.
Kundër Valenicas nuk do të mund të llogarisin në shërbimet e Dani Ceballos, Ferland Mendy, Garreth Bale, Toni Kroos dhe Marcelos.
Të gjithë këta futbollistë janë duke u rikuperuar nga lëndimet dhe do të jenë mungesa të rëndësishme, por gjiganti spanjoll ka lojtarë të mjaftueshëm që mund t’i zëvendësojë.