Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar në lidhje me vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur në Pejë.
Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur sonte në qytetin e Pejës ku viktima janë dy zyrtarë të PDK-së.
“Na këpute në shpirt Blerand Kadrijaj”, ka shkruar shklurt Ramosaj për bashkëvendasin e tij.
Për vrasjen e dyfishtë deri më tani është arrestuar vetëm një person.
Zyrtarë të lartë shtetërorë kanë kërkuar zbardhjen sa më të shpejtë të detajeve të rastit.