Thursday, November 21, 2024
HomeLajmeKosovaRasti tronditës në Gjilan: Detaje të reja për ngjarjen e gruas që...

Rasti tronditës në Gjilan: Detaje të reja për ngjarjen e gruas që inskenoi dhunimin

Një rast të cilin një grua e raportoi në Stacionin e Policisë së Kosovës në Gjilan të shtunën në mbrëmje, ishte një pretendim tronditës i saj për dhunim seksual e kërcënim.

Gruaja tha se të shtunën pak pasi kishte kaluar mesnata, derisa po ecte bashkë me djalin e saj 17-vjeçar tek varrezat e qytetit në Gjilan, dy persona të maskuar e kishin ndaluar, e kishin kërcënuar dhe pastaj dhunuar seksualisht.

Por, hetimet e Policisë kanë zbardhur të vërtetën, po ashtu tronditëse, të rastit. Gjithçka ka rezultuar të jetë inskenim i nënës së 17-vjeçarit.

Gjithçka ishte e inskenuar nga nëna, me dijeninë e djalit të saj 17-vjeçar, sipas hetimeve të Policisë, detajet e të cilave i ka kuptuar Paparaci nga burime brenda organeve të rendit.

Natën e 25 majit, gruaja ka shkuar te mjeku për një injeksion me djalin e saj. Ata janë një familje e varfër financiarisht dhe burri i saj e mban familjen me mbledhje të kanaçeve.

Gruaja është e mbuluar, e dhënë pas fesë. Ajo i ka thënë djalit të saj se tragjedia e një dhunimi është mënyra e vetme që dikush t’ua ndërtojë në shtëpi, kësisoj e inskenojmë rastin.

Megjithatë, pas pranimit të ekzaminimit mjekësor, ka rezultuar që gruaja nuk ka qenë e dhunuar dhe si të dyshuar nëna dhe djali i saj janë ftuar sërish për t’u marrë në pyetje në Stacionin Policor.

17-vjeçari, të mërkurën në një dëshmi para hetuesve policorë, i ka zbuluar tërësisht prapaskenat e ngjarjes. Ka treguar në detaje se si është inskenuar rasti. Dëshmia e plotë të tij publikohet nesër në Paparaci.

Në raportin e Policisë për rastin, thuhet se gruaja N.R. dyshohet për kallëzim të rremë.

“Ekziston dyshimi i bazuar se e dyshuara N.R. me datë 25.05.2024 rreth orës 00:56, ka bërë lajmërim të rremë përmes telefonit ku ka njoftuar Stacionin Policor në Gjilan se në Rr. Skifter Arifi në Gjilan, në prani të djalit të saj është dhunuar seksualisht dhe grabitur nga dy persona të dyshuar të maskuar gjatë kohës sa e njëjta ka qenë duke u kthyer në banesën e saj, pas ndihmës mjekësore që ka marrë në QKMF-në në Gjilan. Andaj e dyshuara e lartshënuar me këtë veprim ka kryer veprën penale Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”, thuhet në kallëzim e Policisë për rasitn.

Sipas kallëzimit policor, gruaja kishte deklaruar herën e parë në Polici se derisa po ecte në rrugën afër varrezave në Gjilan, dy persona të cilët nuk i njihte e kishin futur atë dhe djalin e saj brenda varrezave dhe pastaj e kishin dhunuar seksualisht.

“Ashtu siç është paraqitur në dispozitivin e veprës penale ndaj të dyshuarës së lartshënuar, më datë 25.05.2024 dikur rreth orës 00:56 e njëjta kishte lajmëruar policinë se gjoja ishte dhunuar nga dy persona të panjohur për të, e më pas ishte grabitur. Sipas saj, i ishin marrë stolitë e arit që i kishte të vendosura në dorë dhe qafë (një zinxhir qafe, një i dorës dhe dy unaza), gjatë kësaj kohe e dyshuara kishte qenë e shoqëruar me djalin e saj të mitur, duke u kthyer nga Qendra e Mjekësisë familjare në Gjilan, pasi e njëjta nuk ishte ndier mirë me shëndet dhe gjatë kohës sa kishin qenë duke u kthyer, sipas saj kur kishin arritur te varrezat e qytetit dy persona të maskuar kishin dalur nga varrezat dhe me forcë edhe djalin edhe atë e kishin futur në brendi të varrezave dhe më pastaj gjoja se të dyshuarit e kishin dhunuar seksualisht dhe gjatë asaj kohe edhe ia kishin marrë me forcë stolitë e arit të shënuara më lartë”, thuhet në kallëzim.

“Hetuesit policorë janë njoftuar nga operativa të cilët së bashku me teknikën janë paraqitur në vendin e ngjarjes”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments