Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaRasti i 11-vjeçares, Albulena Haxhiu kërkon dorëheqjen e Kryeprokurorit të Prishtinës dhe...

Rasti i 11-vjeçares, Albulena Haxhiu kërkon dorëheqjen e Kryeprokurorit të Prishtinës dhe prokurorit të rastit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas arrestimit të gjashtë personave, të cilët dyshohet se e kanë trafikuar dhe dhunuar 11-vjeçaren në qershor të këtij viti, duke pyetur se pse nuk veproi Prokuroria e Prishtinës atëherë kur ndodhi rasti.

Ajo ka kërkuar dorëheqjen e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe prokurorin e rastit.

“Pse nuk vepronte Prokuroria Themelore në Prishtinë në muajin qershor? Pse nuk u arrestuan asokohe personat e dyshuar? Pse dy muaj me vonesë? Më e pakta që do të duhej të ndodhte është dorëheqja e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe prokurorit që ka qenë i ngarkuar ne rastin në muajin qershor. Pa pasur dorëheqje dhe shkarkime të atyre që nuk vepruan në kohë dhe sipas përgjegjësisë, fatkeqësisht mund të kemi viktima të tjera”, ka shkruar Haxhiu.

Gashtë persona janë arrestuar dje, nën dyshimin se e kanë trafikuar në qershor, 11-vjeçaren që u dhunua të shtunën nga pesë persona.

Sipas komunikatës së përbashkët të Prokurorisë Themelore të Prishtinës dhe Policisë së Kosovës, të arrestuarit, të cilët janë të moshës madhore, dyshohen për kryerjen e veprave penale “Trafikimi me njerëz”, ”Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit” dhe “Dhunimi”.

“Gjashtë personat e dyshuar (madhor), dyshohet se janë përfshirë në veprimtari penale, gjegjësisht si të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi me njerëz”, ”Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit” dhe “Dhunimi’”, si dhe, në bazë të provave dhe dëshmive të siguruara deri më tani nga hetimet e zhvilluara, dyshohet se janë të përfshirë në rastin e qershorit, ku e mitura ishte raportuar si person i zhdukur”, thuhet në komunikatë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments