Saturday, November 23, 2024
HomeShëndetësiRastet kur nuk këshillohet konsumimi i hudhrës

Rastet kur nuk këshillohet konsumimi i hudhrës

Hudhra mund të mos jetë erëza e preferuar e shumicës prej nesh, kjo për shkak të aromës së saj. Megjithatë, vlerat e saj ushqyese janë të jashtëzakonshme.  

Hudhra ka  veti antibakteriale dhe antiinflamatore që përmirësojnë qarkullimin e gjakut, luftojnë plakjen e parakohshme dhe ulin rrezikun e prekjes nga tumore të caktuara.

Hudhra përbëhet nga substanca azotike, sodium, kalium, selen, kalcium, magnez, acid sulfurik dhe fosforik, vitamina C, D, B që shkatërrojnë një numër të madh bakteresh. Për këtë arsye përdoret shumë në mjekësinë popullore për shërimin e disa sëmundjeve, por ekizstojnë edhe disa kategori njerëzish ose situata ku është e ndaluar të përdorni hudhra:

Gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë fëmijën me gji: Hudhra është e sigurt për t’u përdorur gjatë shtatzënisë kur merret në sasitë që normalisht gjenden në ushqim. Hudhra është e paqëndrueshme kur përdoret në sasi medicinale gjatë shtatzënisë dhe gjatë ushqyerjes së foshnjës me gji. Nuk ka mjaftueshëm informacione të besueshme për sigurinë e aplikimit të hudhrës në lëkurë nëse jeni shtatzënë ose gjatë ushqyerjes me gji. Prandaj, për të qenë më të sigurtë, mos e përdorni.

-Fëmijët: Hudhra është disi e sigurt kur merret me anë të gojës dhe në mënyrë të përshtatshme për një afat të shkurtër tek fëmijët. Sidoqoftë, hudhra mund të jetë e dëmshme kur merret në doza të larta. Disa të dhëna sugjerojnë se doza të larta të hudhrave mund të jenë të rrezikshme apo edhe fatale për fëmijët. Arsyeja për këtë paralajmërim nuk dihet. Të paktën deri tani nuk është raportuar ndonjë rast fatal tek fëmijët nga konsumimi i hudhrës. Kur aplikohet në lëkurë, hudhra mund të shkaktojë plagë të ngjashme me djegien.

-Çrregullime të gjakderdhjes: Hudhra, veçanërisht ajo e freskët, mund të rrisë rrezikun e gjakderdhjes. Probleme të stomakut ose tretjes: Hudhra mund të irritojë traktin gastrointestinal .  Përdoreni me kujdes nëse keni probleme me stomakun ose tretjen.

-Tensioni i ulët i gjakut: Hudhra mund të ulë tensionin e gjakut. Në teori, konsumimi i hudhrave mund të bëjë që tensioni i gjakut të bëhet shumë i ulët tek njerëzit me tension të ulët të gjakut.

-Përpara një operacioni: Hudhra mund të zgjasë gjakderdhjen dhe të ndërhyjë në presionin e gjakut. Ndaloni marrjen e hudhrave të paktën dy javë para një operacioni të planifikuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments