Ish-këshilltari i Albin Kurtit, njëherit kryetar i Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiq, e ka quajtur improvizim dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tij, rezultatet e dialogut janë minimale.
“Dialogu në kohën e fundit është vetëm improvizim, nuk ka ndonjë dialog të thellë i mirëfilltë, dialog i cili e ka për detyrë sikur që u dashtë me pas njerëz të terrenit, ose më mirë me thënë integrimin e komunitetit serb në institucionet e Kosovës, përkundrazi e ka vetëm një improvizim dhe vetëm po vazhdon i tillë”, është shprehur Rashiq.
Ai ka ironizuar edhe me zvarritjen e këtij procesi tash e sa vite.
“Duke e ditur aftësinë e Bashkimit Evropian në këtë rast burokracinë e saj unë po pres që dialogu të vazhdojë deri në vitin 2068. Por, këtë po e them me ironi”, ka thënë kryetari Rashiq për FrontOnline.