Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaRashiq zbulon se kush ishin terroristët serbë në veri ,theksoi se...

Rashiq zbulon se kush ishin terroristët serbë në veri ,theksoi se terroristët serbë që vranë policin Afrim Bunjaku dyshohet të jenë të paguar.

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq ka folur për ngjarjen në veri të Kosovës, të ndodhur të dielën.

Rashiq theksoi se nata në Banjskë të Leposaviqit ka kaluar e qetë, pavarësisht se ngjarja tensionuese ka ndodhur dje.

“Askush nuk e di se çfarë mund të ndodhë më pas. Dje ka qenë në punë një lloj formacioni paraushtarak që veproi në një mënyrë që, së pari, për mendimin tim është absolutisht jonormale dhe se ndodh një vrasje e një polici dhe më pas që manastiri dhe rrethinat e tij përdoren për veprime të mëtejshme, dhe besoj se kjo nuk na ndodh kurrë ne besimtarëve serbë. E gjithë kjo e bën edhe më absurde këtë ngjarje. Është e sigurt që hetimet për autorët do të vazhdojnë, ju e dini që ishin rreth tridhjetë të tillë”, tha Rashiq dhe shtoi se shumica e serbëve jetojnë në jug dhe shumë prej tyre kanë frikë se situata mund të përshkallëzoi.

Rashiq theksoi se terroristët serbë që vranë policin Afrim Bunjaku dyshohet të jenë të paguar.

“Besohet se janë paguar për këtë, nuk e di se kush e ka organizuar, por jam i sigurt se nëse ka ndodhur kështu, jam i sigurt se autoritetet e rendit në Serbi do ta dinin”, ka thënë ai.

Sipas asaj që ka thënë Rashiq, ata dyshohen të kenë marrë pjesë në trajnime nga policia ushtarake dhe strukturat e sigurisë në Serbi.

Në Kosovë është shpallur ditë zie, vendimi është marrë nga presidentja Vjosa Osmani në shenjë respekti për policin e vrarë në afërsi të Banjskës.

Presidentja Osmani, në përputhje me kushtetutën, ka vendosur që e hëna e 25 shtatorit të shpallet ditë zie kombëtare për nder të policit Afrim Bunjaku, i vrarë në veri të Kosovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments