Tuesday, November 26, 2024
HomeBotaRaportohet se sot do të zhvillohet takimi i radhës Ukrainë – Rusi,...

Raportohet se sot do të zhvillohet takimi i radhës Ukrainë – Rusi, ndryshon vendtakimi

Delegacioni ukrainas dhe ai rus do të takohen sërish sot, sipas Vladimir Medinskyt, asistentit të presidentit rus, Vladimir Putin.

Siç raporton The Kyiv Indipendent, takimi i dytë mes delgacioneve të të dy vendeve do të mbahet sot në Bjellorusi, afër kufirit me Poloninë.

Dje u raportua gjithashtu se pritej një takim mes dy delegacioneve, por kjo nuk ndodhi.

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters, raportoi të mërkurën se delegacioni rus ishte nisur drejt vendit ku pritet të mbahej takimi i dytë Ukrainë – Rusi.

Reuters për këtë e kishte cituar agjencinë e lajmeve të Bjellorusisë, Belta. Për një takim të mundshëm dje kishte raportuar edhe mediumi britanik The Guardian.

Por pasdite, Mykhailo Podoliak, këshilltar i Shefit të Zyrës së presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, njoftoi se pala ukrainase nuk është paraqitur në tavolinën e bisedimeve me palën ruse sot.

“Është e dyshimtë se pa praninë e palës tjetër (ukrainase) në tryezën e bisedimeve, negociatat mund të zhvillohen realisht. Pra, prisni vetëm fillimin e vërtetë të dialogut”, ka shkruar ai në Twitter.

Të hënën, Ukraina dhe Rusia u takuan për herë të parë që nga nisja e pushtimit të shtetit fqinj nga forcat ruse.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments