Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaRaportohet se dy të vrarët në Pejë u gjuajtën mes vete

Raportohet se dy të vrarët në Pejë u gjuajtën mes vete

Peja përsëri është tronditur kësaj radhe nga një vrasje e dyfishtë. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se kandidati për kryetar të Pejës nga PDK, Astrit Ademaj dhe ish-kandidati nga po kjo parti për kryetar të Deçanit, Blerand Kadriaj kanë mbetur të vrarë në orët e pasdites.

 

Ngjarja ka ndodhur afër shkollës Ekonomike “Ali Hadri” në Pejë.

Burime të Indeksonline zbulojnë prapaskenat e rastit.

Dy viktimat dyshohet se kanë qenë në një lokal dhe për një moment kanë sulmuar njëri tjetrin. Dyshohet se Ademaj e Kadriaj kanë shkrepur me armë ndaj njëri tjetrit me ç’rast kanë mbetur të vrarë.

I plagosur nga shkrepja e armëve ka mbetur vëllai i Astrit Ademajt, Avniu.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments