Monday, April 7, 2025
HomeLajmeKosovaRaportohet për një aksident në Rixhevë të Klinës – Pesë persona të...

Raportohet për një aksident në Rixhevë të Klinës – Pesë persona të lënduar, katër vetura të përfshira

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të hënën në fshatin Rixhevë të Klinës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi për tëvë1.info ka bërë të ditur se në aksident kanë qenë të përfshira katër automjete.

Gashi po ashtu ka njoftuar se të lënduarit janë duke marrë trajtim mjekësor.

“Rreth orës 10:10 policia është njoftuar për një aksident në Rixhevë të Klinës, ku janë përfshirë katër automjete dhe janë lënduar pesë persona, të cilat janë duke marrë trajtim mjekësor”, ka thënë ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments