Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar dy vdekje të dyshimta.
Njëra prej tyre është raportuar në rajonin e Prizrenit, ku viktima theksohet se viktima femër është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.
Kurse rasti tjetër që është raportuar si “Hetim i vdekjes”, ka ndodhur në rajonin e Deçanit.
Në raportin 24 orësh të policisë u tha se viktima mashkull është dyshuar fillimisht se është pa shenja jete, pasi që mjeku në vendngjarje e ka konstatuar se ka shenja jete, më pas ai është transportuar në Spitalin e Pejës, i njëjti ka vdekur.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, është dyshuar se është pa shenja jete, pasi që mjeku në vendngjarje ka konstatuar që ka shenja jete, viktima është transportuar në Spitalin e Pejës, mirëpo i njëjti ka vdekur. Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në IML për obduksion”