Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeRaporti për 69 vjeçarin që ra në lumin Morava, në trupin e...

Raporti për 69 vjeçarin që ra në lumin Morava, në trupin e viktimës nuk vërehet ndonjë plagë përveç disa gërvishtjeve të vogla

Një 69-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur pasditen e së martës, pasi dyshohet se ka rënë në lumin Morava, në afërsi të pikës Kufitare “Dheu i Bardhë”.

Sipas policisë, viktima është nxjerrë pa shenja jete nga lumi, ndërkaq mjeku kujdestar ka konstatuar se i njëjti nuk ka pasur plagë përveç disa gërvishtjeve të vogla.

“PKK Dheu i Bardhë 05.03.2024 – 15:50. Është raportuar se një mashkull kosovar derisa ka qenë buzë lumit Morava ka rënë në lum. Viktima është nxjerrë pa shenja jete nga lumi. Sipas mjekut në trupin e viktimës nuk vërehet ndonjë plagë përveç disa gërvishtjeve të vogla që dyshohet se janë shkaktuar gjatë bartjes nga uji”, thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion, ndërsa rasti është në hetime.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments