Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaRaporti i policisë për vrasjen e Liridona Murselit

Raporti i policisë për vrasjen e Liridona Murselit

Sipas policisë, lidhur me rastin është intervistuar bashkëshorti i viktimës që ishte dëshmitar i rastit.

Sipas dëshmitarit, në këtë rast Naim Murselit, person i panjohur i armatosur i ka ndaluar dhe ua ka kërkuar të gjitha gjërat me vlerë. Më pas grabitësi ka qëlluar për vdekje gruan e tij.

Nga policia rasti është hapur “Grabitje me pasojë të vrasjes”.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Rr. Dlip Alshiq, Prishtinë  29.11.2023 – 020:26.  Raportohet se viktima femër kosovare, derisa ka qenë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre me veturë, një person i panjohur i armatosur i ka ndaluar dhe ua ka kërkuar të gjitha gjërat me vlerë dhe është qëlluar me armë zjarri për vdekje. Lidhur me rastin është intervistuar bashkëshorti i saj, dëshmitari mashkull kosovar i cili kishte arritur të largohet nga vetura me dy fëmijët e tyre. Njësit relevante policore, prokurori dhe ndihma e shpejtë urgjente kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga mjeku është konstatuar vdekja  e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments