Një person ka vdekur dhe 11 të tjerë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në 24 orët e fundit.
Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi në Facebook.
Gjatë 24 orëve janë shëruar edhe 146 qytetarë.
“Nga 2.074 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
06 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.647 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 80.126 doza të vaksinës.
Nga 2.074 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 146 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.054.
Në total numri i rasteve aktive është 1.198.