Raporti i fundit i Bankës Botërore, “Gratë, Biznesi dhe Ligj 2023”, e ka nxjerr Kosovën të 37’tën në botë për sa i përket infrastrukturës ligjore që mundëson barazinë gjinore.
91.9% është përqindja që i është dhënë Kosovës bazuar në barazinë mes burrave dhe grave.
Raporti bazohet në matjen e tetë komponentëve e që janë: lëvizshmëria, vendi i punës, pagat, martesat, prindërimi, sipërmarrja, asetet si dhe pensionet.
Kosova plotëson 100 për qind të kritereve përpos te prindërimi që llogaritet të jetë në shifrën 60 për qind dhe te pensionet 75 për qind.
Definicioni i Bankës Botërore për prindërimin thotë se “shqyrton ligjet në fuqi për gratë punë pas lindjes së fëmijëve”, ndërkaq tek pensionet thuhet se vlerëson ligjet që zbatojnëmadhësia e pensionit të një gruaje”.
Në Ballkanin Perëndimor vetëm Serbia qëndron më mirë se Kosova për vetëm dy pozita më lartë, ndërkaq Shqipëria është një pozitë pas Kosovës.
Sipas raportit përqindjen më të lartë të barazisë gjinore në aspektin ligjor 100 për qind e kanë shtetet si Belgjika, Kanadaja, Danimarka, Franca, Gjermania, Greqia, Islanda, Irlanda, Letonia, Luksemburgu, Holanda, Portugalia, Spanja dhe Suedia. Ndërkaq më se keqi qëndrojnë Irani, Katari, Sudani, Jemeni dhe Gaza.
Raporti përmend rëndësinë që kanë gratë në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror dhe sugjeron reformimin e mëtutjeshëm në sferën ligjore për barazinë gjinore.