Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaRamush Haradinaj i bën thirrje kryeministrit të respektojë Policinë e Kosovës

Ramush Haradinaj i bën thirrje kryeministrit të respektojë Policinë e Kosovës

Përpara objektit të Qeverisë, Njësia Speciale Intervenuese (FIT) ka protestuar për shtesat e rrezikshmërisë dhe për trajtim më të mirë me pagë.

Sipas tyre, këto kërkesa janë absolutisht kërkesa ekonomike dhe sociale, lehtë të realizueshme, andaj edhe kërkojnë mirëkuptim në këtë aspekt, duke theksuar se nuk dëshirojnë të shfrytëzohen për qëllime politike nga askush.

FIT ka thënë se nëse nuk ndërmerren masa, do të vazhdojnë përsëri me aktivitete të tjera.

Lidhur me këtë, ka reaguar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë se kryeministri duhet ta respektojë Policinë.

“Kryeministër, çka po pret? Policia ka të drejtë, respektojeni!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments