Kryetari i Deçanit, Bashim Ramosaj, ka denoncuar komunkimin e keq me Qeverinë Kurti dhe ministrat e tij.
Në një intervistë për Kosovalive, Ramosaj thotë se, kjo qeveri po e penalizon jo atë por qytetarët e Deçanit, duke mos e ndjekë dinamizmin e punimeve në të gjithë sektorët.
“Për mu është tepër e rëndësishme komunikimi. Është tepër e zorshme me këta njerëz. Kam një rast kur i kam çu letër 48 herë ministrit të Fianancave, Hekuran Murati, e kam thirrë në telefon mbi 40 herë dhe nuk është përgjigj. Këta janë njerëz inatçorë dhe të mllefosur. Nuk e di pse hezitohet me pas komunikim. Ministrit të Fianancave i kërkova që të shtyejë përpara aprovimin e dy kredive të buta, të iniciura nga qeveritë e kaluara, dhe sot, këto kredi nuk janë më. Nga këto kredi do të kishin një sistem krejt tjetër të shërbimit të zjarrëfiksëve”, tha Ramosaj.
Ai theksoi se nuk e sheh veten personalisht të penalizuar nga kjo qasje e Qeverisë por vet komunën.
“Nuk e shoh veten të penalizum, e shoh Deçanin të penalizum. Në shumicën e rasteve jemi bashkëkontraktues të punimeve me nivelin qendror. Nuk varet nga ne kryerja e punëve. Bashkëfinancimi më i madhë deri më tash është financimi ë rrugës së qendrës. Nuk jam tip që ankohem shumë, sikur të kishim pas mbështetje buxhetore, Deçani do të pësonte revulucion zhvëllimor. Këta njerëz nuk bëjnë zgjidhje. Kemi projekte dhe ide konkrete. E kam ftuar Kurtin dhe ministrat që të vijnë në Deçan që t’i vizitojnë potencialet që i ka Deçani për zhvillim, sidomos të turizimit. Pë të vazhdonte ky dinamizim i punës që e kam nis, atëherë projekti i ndërtimit të rrugës Deçan-Plavë, do të ishte investimi më strategjik, jo vetëm të turizimit, e që i lidhë tri shtetet, Kosovën, Malin e Zi dhe Shqipërinë. Ky investim do të ndalte edhe migrimin. Unë jam realist kur them se në këtë vend mund të jetohet më mirë se jashtë nëse investohet. Ne duhet ta kryejmë punën deri në Plavë, kaq”, u shpreh Ramosaj teksa shpaloste projektet që do ta ndryshonin komplet fotografinë zhvillomore të Deçanit.
Por çfarë do të bëntë Ramosaj po të ishte në pozitë të ministrave?
“Po të isha në vend të ministrit Liburn Aliu e të ministrit Murati, së paku bre një shej e kisha lon, për çka mbahesh në mend”, u përgjigj me mllef Ramosaj duke kritikuar Qeverinë Kurti se nuk po bënë asgjë për t’u mbajtur në mend.
RAMOSAJ I QUAN KRIMINALE AKUZAT E LVV-SË SE KOSOVA U SHKATËRRUA PËR 20 VJET!
Është e turpshme dhe kriminale të thuhet se Kosova është shkatërru që 20 vjet, nënvizoi Ramosaj duke replikuar kundrejt akuzave të LVV-së se partia e tij dhe të tjerat që kanë shkatërruar Kosovën për 20 vjet.
“Duhet me kuptu për njerëzit që e mbajnë mend se, Deçani ka qenë komplet i shkatërrum. Këto janë poshtëruese, odenfuese e kriminale. E kemi marrë me dy rrugë të asfaltume Deçanin, ecja jonë në këto 20 vjet është revolucion”, tha ai.
Kryetari I Deçanit është i bindur se kjo qeveri po i shkakton dëme të mëdha shtetit. Aksionet e saj në Veri, Ramosaj i quan veprime për konsum të brendshëm.
“Ndoshta më vonë do t’i marrim vesh pasojat ajo çka ka bërë kjo Qeveri në Veri, veprimet e saj janë vetëm për konsum të bredshëm. Kosova u bë shtet me disa koncesione, nuk guxon me i thy këto kontura, nëse ka njerëz të zot me bo luftë e më ndryshu realitetin, krahu ju lumtë, unë nuk besoj se ka aso patriotë. Është fatkeqësi kjo çka po ndodhë me gjihën për polarizimin e shoqërisë, është e papranueshme, kjo ndoshta iu ka ndodhë edhe popujve të tjerë, nuk e di ka erdhe kjo kulturë, nuk ka qenë në traditën e popullin tonë”, tha Ramosaj.
“Përgjimet nuk më befasuan, patrioti nuk e bën patriotin, këta janë ardhë në pushtet me i kry do punë të veta dhe kanë me kry mandatin duke lënë pasoja për shtetin. Unë pres hajni më të mëdha të kësaj qeverie, janë mashtrues dhe njerëz të rrezikshëm”, vijoi akuzat kundër qeverisë Ramosaj.
Kryetari Ramosaj, që ishte edhe bashkëlufetar i kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj, e sheh me habi pse një shumicë e qytetarëve nuk i besojnë z. Haradinaj për vizionin që ai e ka për shtetin.
“Haradinaj është më largpamës në këto tema. Ndoshta një shumicë e qytetarëve të këtij vendi nuk e besojnë por për më ditë kush është z. Haradinaj është dashtë me jetu në rrethana të vështira me të, ai po kërkon anatërësimin në NATO. Nuk e di a e kanë kuptuar qytetarët por çështja e veriut është punë e kryer, kjo qeveri po lë pasoja”, u shpreh Ramosaj.
Kryetari i Deçanit përmend edhe disa momente të pakëndshme kur është përballë me ambasadotë të huaj për rastin e manastirit.
“Kam pas situate të pazakonta me rastin e manastirit të Deçanit me ambasadorë që sot edhe e kanë mbaru mandatin. Koncepti jonë, ju kam thënë se, është koncept i zhvillimit ekonomik. Nuk kam arritë t’i bindi sepse janë trazirat e marsit 2004 e zhvillimet në vitin 2005 që e krijuan këtë rrethanë. Besoj se janë të tejkalueshme. Qeveria duhet t’i jap një epilog kësaj teme, duhet me e respektu vendimin e kushtetuesës, kjo nuk është përgjegjësi e jona, është e nivelit qendror. Qytetarët e këtij vendi kanë një respekti dhe dashni për atë kishë, për m’u nuk është eseciale e kujt është kisha, e rëndësishme është që është e jona, në komunat tonë, shqiptarët e kanë mbrojtë dhe e kanë ruajt kishën përherë. Proceset kanë më shku ka e mira dhe jo ka e keqja”, tha Ramosaj.
RAMOSAJ: I KËRKOVA QEVERISË 750 HEKTARË PËR ZHVILLIMIN E ZONËS NË BJESHKËT E BELEGUT, NUK PËRGJIGJEN
“Deçani ka milionerë në mërgatë. Mund të investojnë për shembull në zonat zhvillimore. Kemi kërkuar nga Qeveria të na’ i jap 750 hektarë, kjo nuk po bëhet, në kemi ide për të bërë revulucion zhvillomor. Jam i sigurtë që mërgimtarët do të investonin, nuk duhet me u korruptu përballë tyre, duhet t’ua lehtësojmë procedurat. Në vitin 1974 fedarata jugosllave kishte planifukuar mbajtjen e Olimpiadës në bjeshkët e Belegut. Qysh atëherë dy institute të njohuara nga Zagrebi e kanë paraparë këtë zonë, interes të veçantë për zhvillimin e turizimit, skijimit. Por për shkak të hegjemonisë serbe, në vitin 1978, ky projekt u ndalë”, pohoi Ramosaj duke këmbëngulë se përmes këtij projekti Deçani do të kishte një zhvillim të jashtëzakonshëm ekonomik.
Ai tha se është kryetar liberal dhe se nuk e kupton pse njerëzit duhet me u korruptu.
“Jam kryetar liberal, jam i vendosur, iu rri prapa vendimeve, nuk qeverisi me duar të hekurta. Në komunën tonë s’ke çka me vjedh, s’po e kuptoj pse duhet më pas korrupsion, me ia marrë dikujt 5 euro e me pi një kafe, s’di. Nuk jam i molisur nga puna që e bëjë. Sa’ ta kryej një punë, del tjetra, s’kam kohë me u gëzu. Problemin e kam vetëm që nuk po arrijë t’i shoh fëmijët e m’i duke u rritë, foli kështu Ramosaj.
“Kemi bërë një punë, që ndoshta është deshtë të bëhet vite me parë, zgjerimi i rrugëve, investimet në arsim, infrastrukturë, shëndetësi etj. Deçani i pasluftës ishte shkrumb e hi. Sot, gjendja ka ndryshuar shumë për të mirë. Një detyrë ia kam jep vetit, mos me pre shirita, mos me i shitë mend askujt. Kemi arritur më e përmbyllë ciklin e investimeve në arsim, ka raste që nuk pajtohem me cilësinë, infrastruktura është në rregull. Ndihem tepër i përmbushur që komuna jonë ka edhe kompani për menaxhim mbeturinash. Ndërtimi I rrugës më katër korsi filloi në Qeverinë Haradinaj. Nuk jemi kuptu drejtë me Qeverinë Kurti në aspëktin e përmbylljes së projekteve, në rastin jo vetëm të Deçanit por edhe të komunave të tjera kjo Qeveri po vepron me mllef”, tha Ramosaj.