Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka publikuar një fotografi me aktorin e njohur dhe mjeshtrin e arteve marciale Van Damme në Prishtinë, duke e bërë shqiponjën.
Lladrovci ka shkruar në instagram “shqiponja bën dallimin”.
“Me artistin e mirënjohur botëror, Jean-Claude Van Damme, mikun e shqiptarëve dhe të Kosovës, në Prishtinë. Në botë kemi shumë miq që u gjenden pranë nesh, gjatë ballafaqimit të vazhdueshëm me propagandën e huaj, Van Damme, ishte pranë dhe shfaqi respekt duke përkrahur Kosovën dhe shqiptarët. Shqiponja e bën dallimin!”, ka shkruar ai.
