Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaRamiz Kelmendi përfundon në spital jashtë vendit pas infektimit me COVID-19

Ramiz Kelmendi përfundon në spital jashtë vendit pas infektimit me COVID-19

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, është duke u trajtuar në një spital jashtë vendit pas infektimit me COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kelmendi, duke njoftuar se arsye për këtë është edhe shkaku i transplantit që ka bërë kohë më parë.

“Covidi tek personat me transplant zgjatë më tepër se tek personat e tjerë dhe kërkon kujdes të veçuar. Andaj, për shkak të transplantit dhe kujdesit ndaj organit vital të transplantuar kohë më parë, tani më është sygjeruar të shtrihem në një institucion shëndetësorë profesional jashtë Kosovës, për të tejkaluar edhe këtë sfidë”, ka shkruar Kelmendi.

Ai ka bërë me dije se aktualisht është mirë, por se ka “temperaturë të lehtë”.

“Aktualisht jam mirë, me një temperaturë të lehtë dhe ju falenddroj të gjithë juve që më mbështetët për ti kaluar sfidat shëndetësore të gjertanishme. I falënderojë familjarët, kolegët dhe bashkëpunëtorët për kujdesin e treguar gjatë këtyre dy viteve që mos të infektohem, por tani po duket se kjo valë e Covid 19, ishte më e rrebtë dhe nuk munda ti shpëtoi infeksionit. Familjes u jam mirënjohës, që edhe pse të gjithë ishin të infektuar shumë kohë më parë, ndaj meje treguan kujdes të shtuar. Andaj, kujdesi dhe vaksinimi, janë vendimtare për të tejkaluar këtë Pandemi”, ka shkruar Kelmendi./Express

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments