Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të mos e pranojë zëvendëskryeministrin e Maqedonisë Veriore Ivan Stoilkoviqin në takimin e sotëm.
Ramadani ka thënë se Ivan Stoilkoviqi është punëtori i BIA-s dhe ka agjendë të hapur kundër shqiptare dhe shtetit të Kosovës.
“Ai vazhdimisht viziton Moskën dhe ne krah të Vulinit e Dodikut ka marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Rusi, më 25 maj 2023.” – ka shkruar Ramadani.
Shkrimi i plotë:
Mos e pranoni Ivan Stoilkoviqin në Qeveri sot!
A mirëpritet sot në Kosovë edhe Ivan Stoilkoviqi, punëtori i BIA-s që u bë Zëvendës-Kryeministër i Maqedonisë së Veriut?
Stoilkoviq ka axhendë të hapur kundër-shqiptare dhe kundër ekzistencës së shtetit të Kosovës.
Ai vazhdimisht viziton Moskën dhe ne krah të Vulinit e Dodikut ka marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Rusi, më 25 maj 2023.
Ai që në ditën e parë të detyrës në Qeverinë në Shkup e ka shpallur Serbinë si aleatin kryesor të Maqedonisë së Veriut.
Kur u bë procesi i lustrimit në Maqedoninë e Veriut, vite më parë, u dëshmua me dokumente që Ivan Stoilkoviq është punëtor i Shërbimit Sekret të Serbisë.
Stoilkoviq nuk duhet të jetë i mirëpritur në mbledhje me Qeverinë e Kosovës.
Është njëjtë sikur të jetë aty Aleksandar Vulini!