Trajneri Zekirija Ramadani zyrtarisht është trajner i Egnatisë.
Skuadra shqiptare që synon qëndrimin në Superiore tashmë ka nënshkruar kontratë me ish trajnerin e Prishtinës.
Ramadani dje për lajmi.net, veçse kishte konfirmuar se mund të merrte për sot (e hënë), stolin e Egnatisë, ndërsa tani është zyrtare.
Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:
“Mirësevjen Zekirija RAMADANI !
Presidenti DEMROZI zyrtarizon sot Trajnerin e ri të skuadrës .
I urojmë suksese në drejtimin e ekipit trajnerit Ramadani”, shkroi klubi.
Kujtojmë se Egnatia nuk di për fitore në Superiore për gjashtë ndeshje.