Trajneri i Prishtinës Zekirja Ramadani është shprehur i bindur se kjo skuadër është e gatshme për të dhënë maksimumin në dy ndeshjet e radhës kundër skuadrës nga Uellsi Connahs dhe për të vazhduar tutje në Ligën e Konferencave.
Trajneri i Prishtinës Zekirja Ramadani është shprehur i bindur se kjo skuadër është e gatshme për të dhënë maksimumin në dy ndeshjet e radhës kundër skuadrës nga Uellsi Connahs dhe për të vazhduar tutje në Ligën e Konferencave.
Ramadani së bashku me lojtarin Gledi Mici dolën në një konferencë për media para ndeshjes së nesërme kundër Connahs në kuadër të Ligës së Konferencave dhe u shprehën të gatshëm për ta dhënë maksimumin ndaj tyre për të vazhduar tutje në këtë garë.
“Nesër kemi një kompeticion të ri, edhe ne edhe ekipi kundërshtar jemi fillestar për shkak që hera e parë është që kjo garë e re. Mendojë që këto ndeshje ma kanë bërë mirë për ta rritur eksperiencën brenda grupit për këto gara dhe përballë kemi një kundërshtarë krejt ndryshe nga ajo që patëm në xhiron e parë në Ligën e Kampionëve. Një kundërshtar që mbrohet shumë mirë, që nuk sulmon iu mungon edhe atyre eksperiencë e duhur por ne duhet të futemi me seriozitetin më të madh për ta fituar këtë ndeshje dhe për ta bërë punën pak me të qetë para ndeshjes së kthimit.”, tha Ramadani.
Tekniku bardh e kaltër shtoi se skuadra është shumë e motivuar për këtë ndeshje dhe se objektivi i tyre është kalimin ne raundin e tretë të kësaj gare.
“Motivi gjithsesi që është për shkak që tani mendoj që jemi të barabartë me kundërshtarin, nuk jemi në disfavor sikur që ishim përballë Ferencvarosit që ishte favorit absolut dhe objektivi ynë kryesor është për ta kaluar këtë raund, jo për ta luajtur por edhe për ta kaluar.”, theksoi Ramadani.
I pyetur nëse do ta cilësonte si dështim nëse Prishtina nuk kalon tutje, Ramadani dhe se kjo nuk do të mund të quhej dështim por për çdo rast përgjegjësinë për një dështim eventual do ta merrte ai.
Di kishte qenë dështim nëse do eliminoheshim nga kampioni i San Marinos ose Andoras. Unë e thash që nuk dua ta llogoris veten favorit ose ekipin tonë favorit, por jemi të barabartë me kualitet pak më të lartë. Futbolli ka përjetuar edhe dështim shumë më të mëdha se kjo, ndoshta do ishte keq të eliminoheshim por dështim nuk do ta kishim llogaritur dhe përgjegjësinë për dështim e marrë unë.”, tha Ramadani.
Ramadani gjithasu foli edhe për rikthimit e Plisave në tribuna që nesër do të jenë të pranishëm në 30 përqind të kapacitetit të stadiumit “Fadil Vokrri”.
“Unë mendoj që siç e kanë dëshmuar shumë vite me radhë Plisat që janë ndër grupet më të organizuara të tifozërisë shqiptare. Unë mendoj që edhe nesër do ta kemi përkrahjen e tyre në maksimum dhe kjo do të ishte një forcë e shtyer për ne nga ana e tyre por jo vetëm Plisat, besoj që është futbolldashësit e tjerë do të vijnë dhe do të na përkrahin dhe do të na mbështesin.”
Ndërsa Gledi Mici, lojtar i Prishtinës, u shpreh i bindur se ata janë më të mirë se kundërshtari i nesërm dhe se do të japin maksimumin në të dy ndeshjet për të vazhduar tutje.
“Siç e tha edhe trajneri ne jemi përgatitur për këtë ndeshje që të marrim maksimumin. Normal që kur luan në këto kompeticione gjithmonë nuk është e lehtë pasi edhe ata janë kampion të vendit të tyre por gjithsesi mendimi im personal është që ne jemi më të avantazhuar se ata pasi jemi më cilësor por gjithsesi ne duhet ta tregojmë në fushë të dy ndeshje që janë 180 minuta, nuk mjafton vetëm ndeshja e nesërme. Shpresoj nesër t’ia bëjmë punën sa më të lehtë vetes dhe ta kemi me qetë kur të shkojmë në shtëpinë e tyre dhe Mici.
Ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Connahsit zhvillohet nesër me fillim nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.