Monday, March 10, 2025
HomeLajmeRama: Zgjedhjet e 11 majit, rëndësi të jashtëzakonshme gjeopolitike

Rama: Zgjedhjet e 11 majit, rëndësi të jashtëzakonshme gjeopolitike

Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen me grupin parlamentar socialist në Kryesinë e Kuvendit, deklaroi se zgjedhjet e 11 majit kanë një rëndësi më të madhe për vendin sesa të mëparshmet.

“Situata dhe vetë rëndësia, edhe vetë konteksti i këtyre zgjedhjeve, është i pazakontë. Të gjithë ne që jemi këtu dhe gjithë familja politike të vetëdijesohet sa më shumë për rëndësinë e jashtëzakonshme të këtyre zgjedhjeve në një kontekst të jashtëzakonshëm gjeopolitik.Në asnjë prej tyre pesha e gjeopolitikës nuk ka qenë e pranishme siç është në këto zgjedhje”, tha Rama.

Rezultati i 11 majit ka një peshë të madhe për të ardhmen e vendit, shumë më të madhe se zgjedhjet e mëparshme, shtoi kryeministri Edi Rama.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments