Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se kryeqyteti po bëhet me infrastrukturë të qytetit të mençur.Rama ka bërë me dije se në bashkëpunim me Prishtina Parking ka filluar implementimin e Infrastrukturës për Qytetin e Mençur, që përfshin senzorë për parkingje, ndriçim inteligjent, rrjet internet falas, pulla emergjence, tabela informuese në çdo hyrje të qytetit, sensorë për kontejnerët e mbeturinave dhe monitorim të cilësisë së ujit.
“Kjo do ta bëjë Kryeqytetin lider në rajon dhe ofron mundësi të pafundme zgjerimi e plotësimi me senzorë e sisteme për analizë e modele parashikuese për një Prishtinë më të mençur dhe më të sigurt”, ka shkruar Rama.