Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaRama thërret në takim institucionet e sigurisë, dëmet nga vërshimet vlerësohen të...

Rama thërret në takim institucionet e sigurisë, dëmet nga vërshimet vlerësohen të jenë të mëdha

Një ditë pas vërshimeve të së dielës, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka takuar institucionet e sigurisë, me ç’rast është duke u bërë edhe vlerësimi i dëmeve të shkaktuara nga vërshimet, raporton Ekonomia Online.

Dëmi llogaritet të jetë i madh, ndërsa Kryeqyteti ka premtuar ndihmë për të prekurit.

Në një konferencë për media të hënën, Rama tha se situata është e manaxhueshme, teksa fajtor i bëri destinimin e gabuar të pusetave.

“Patëm një takim të koordinuar me Policinë, Ujësjellësin dhe zjarrfikësit dhe disa kompani të tjera private që janë përgjegjës për menaxhimin e rrugëve. Patëm diskutim për një strategji të re ideja është që të jemi me koherent rreth qasjes të këtyre problematikave, po mundohemi t’i ndalojmë në mundësinë tonë si administratë e Kryeqytetit”, tha Rama, teksa bëri edhe një apel tek bizneset që t’i lirojnë më herët punëtorët e tyre.

“Dje kanë punuar deri në orët e vona në pjesë të ndryshme të kryeqytetit. Më herët e bëra edhe një kërkesë për institucionet publike dhe private, ju lutem që t’i lirojnë punëtorët më herët se në ora 16:00, për shkak të shirave të dendura dhe të mos ketë trafik”, tha Rama.

Ndërsa, fajtor për vërshime është edhe për shkak të dizajnimit të keq të pusetave e vjetërsia e tyre.

“Ne vetëm se kemi filluar intervenimet në rruge ‘B’ dhe ‘A’ dhe do të zgjidhet ky problem sepse ky problem është kah mot. Disa prej lagjeve me vite të tera nuk kanë qenë të mirëmbajta, në pjesën e stacionit të autobusit e bëmë intervenimin e menjëhershëm. Dizajnimi i atyre pusetave nuk është i mjaftueshëm dhe për këtë biseduam ta bëjmë një projekt të ri për kanalizime”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments