Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeRama: Shqiptarëve nuk u ka munguar buka kurrë, nuk jam diktator të...

Rama: Shqiptarëve nuk u ka munguar buka kurrë, nuk jam diktator të ul çmimet e bukës

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me qytetarët, pasi njoftoi krizën e adhës se do të rriten çmimet në vend.

Në profilin e tij në faqen zyrtare, një prej qytetarëve i ka thënë Ramës se avazi i tij për të dalë në televizor është i përditshëm, ndërsa shqiptarët sipas tij mërziten se nuk kanë bukë në shtëpi.

“Boll mor burr, boll! Ti po i ben hallall, por dit per dit ky avaz . Merziten njerezit qe nuk kane buk ne shtepi, dhe me beso qe ka shume.Shiko detajet tani, ju ka ardhur Koha. Kuptome!”, shkruan qytetari.

E ndërkohë kryeministri nuk ka hezituar që të kthejë përgjigje duke shkruar:

Leon So per cilin avaz e ke fjalen i dashur Leon dhe sa per buken, shqiptareve buka nuk u ka munguar as ne kohet me te zymta te historise se tyre, keshtu qe ndjese po komunikimi me njerezit eshte detyre e imja dhe nuk quhet avaz po quhet bashkejetese demokratike!”, shkruan Rama.

Screenshot 14 6

Një tjetër qytetar vë theksin tek largimi i rinisë jashtë vendit:

Qytetari: “Rinia ka ikur jashte o zoteri”.

Rama:  “Leonard Mahilaj keta qe sheh te duken pleq ty i dashur Leonard dhe si keta ka qindramijera neper shkollat e universitetet tona”.

244656189 590659005465812 6502185880739754814 n

Qytetari: “Rritja e çmimeve ku do shkojme ne pencionistet ne varr ….shkofte gjith politika e hajdutave….

Rama: “Ferdi Rodi çmimet nuk kane lidhje me politiken po me tregun e lire sepse nuk jemi ne komunizem kur cmimet i vendoste shteti dhe kur çmimet rriten kudo ne te gjithe planetin, nuk ka se si te ulen ne Shqiperi, jo se s’do politika po se ky eshte sistemi i ekonomise se tregut!

244616550 371095271377957 7752503799680603743 n 1

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments