Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se kryeqyteti, për herë të parë në historinë e vet, ka shënuar një arritje historike. Rama thotë se janë mbi 80% e buxhetit të shfrytëzuar dhe 63% e investimeve kapitale të realizuara!
“Me gjithë sfidat dhe bllokadat që i kemi pasur dhe nga niveli qendror dhe nga opozita në asmable, kemi arritur me thy dhe me qu kryeqytetin përpara. Kemi zhvillim në të të gjitha sferat, në shendetësi, në arsim, në kulturë në infrastrukturë, në mirëqenie sociale në sport e rini dhe në të gjitha sferat që janë me rëndësi të madhe në zhvillimin e kryeqytetit tonë të zemrës. Ashtu siç iu kam premtuar qytetari do të jetë gjihmonë i pari në kryeqytetin tonë të zemrës. Ne së bashku po e transformojmë Prishtinën në kryeqytet me karakter unik në botë”, ka thënë Rama
Rama ka thënë po ashtu se pas këtij suksesi qëndron një ekip i jashtëzakonshëm, që përbëjnë drejtorët e kryeqytetit.
“Çdo drejtori, çdo zyrtar, çdo punëtor i këtij qyteti ka luftuar, ka qëndruar, ka punuar me përkushtim të jashtëzakonshëm. E kemi bërë për ju, qytetarë, sepse ju meritoni më të mirën – një Prishtinë të denjë për emrin dhe shpirtin që ja keni dhënë. Secili ka punuar çdo ditë për ta bërë këtë vit të paharrueshëm për Prishtinën. Me punën e tyre të palodhur, me përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm, ata treguan se ky qytet ka një ekip që e do dhe që janë forca shtytëse që po e çon Prishtinën drejt lartësive që ajo meriton, për çka i falenderoj”, ka thënë Rama.
“Sot, në ditën e fundit të vitit 2024, dua t’ju falënderoj edhe juve, qytetarë të Prishtinës, që keni qenë shtylla jonë. Me durimin, mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj, na keni dhënë forcën për të ecur përpara. E di që ende kemi shumë për të bërë, por vizioni ynë është i pandalshëm: do t’ia kthejmë këtij qyteti shkëlqimin, dinjitetin dhe shpirtin e tij unik. Ky është zotimi ynë ndaj jush, dhe do ta realizojmë . Le të nisim vitin 2025 me kokën lart, me zemrat plot dhe me një energji të re! Kjo është Prishtina jonë, qyteti i energjisë dhe i krenarisë. Faleminderit, nga zemra!”, ka shkruar Rama në Facebook.