Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, sot do të prezantojë planet e tij për komunën, për vitin 2025.
Prezantimi i Ramës do të bëhet në një konferencë për media, të thirrur në ora 10:00, shkruan IndeksOnline.
Përveç planeve për këtë vit, Rama do të flasë edhe rreth sukseseve dhe sfidave të kryeqytetit përgjatë vitit që lëmë pas.