Kryeministri Edi Rama ka pritur në një takim në selinë e qeverisë të ngarkuarin me punë të SHBA-së në Shqipëri, David Wisner.
Në faqen zyrtare të selisë diplomatike amerikane në Tiranë theksohet se fokusi i bisedës ishte te raportet mes dy vendeve dhe zhvillimin më tej, por edhe Ukrainën.
“I Ngarkuari me Punë David Wisner u takua sot me Kryeministrin Edi Rama për të pohuar sërish lidhjen e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Ata diskutuan partneritetin e ngushtë të vendeve tona në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, veçanërisht për Ukrainën, si dhe rëndësinë e mbështetjes së rinisë shqiptare.
Wisner falënderoi gjithashtu kryeministrin për mikpritjen e jashtëzakonshme që Shqipëria ka treguar ndaj afganëve” thuhet në njoftim.