Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeRama poston foton nga takimi informal me liderët e rajonit, zbulon për...

Rama poston foton nga takimi informal me liderët e rajonit, zbulon për çfarë diskutuan

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto pas takimit informal në Vilën 30 me liderët e Ballkanit Perëndimor, Kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviç, kryeministrin e RMV Dimitar Kovaçevski, kryeministren e Bosnjës dhe Serbisë Ana Bërnabiç, si dhe me praninë e Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi. Gjatë takimit, siç bën me dije Rama, është diskutuar mbi planin e ri të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

“Sot pas takimit informal mbi Planin e Ri të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor, me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi, Kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dritan Abazović, Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovačevski dhe Kryeministren e Republikës së Serbisë, Ana Brnabić”, shkruan Rama në rrjetet sociale.


Në takimin informal të ditës së sotme, i vetmi që nuk ishte i pranishëm nga liderët e Ballkanit Perëndimor ishte Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pasi merr pjesë në një konferencë në ishullin e Kretës në Greqi. Takimi nisi rreth orës 12:00 dhe u diskutua për të gjitha projektet që do të financohen në kuadër të Procesit të Berlinit. Në takim nuk pati një vendimmarrje pasi mbledhja ishte jozyrtare por pritet të publikohen në samitin do të mbahet në Tiranë në muajin Tetor në kuadër të procesit të Berlinit.

/Gazeta Express

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments