Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, shkruan se pagat e Ushtrisë Shqiptare ishin për një kohë të gjatë për t’u ndjerë keq për trupat e Forcave të Armatosura teksa shton se nuk kishin rrugë tjetër përveçse të çonin përpara me këmbëngulje ndryshimet e domosdoshme, pa të cilat pagat nuk mund të rriteshin siç duhej.
Rama thotë se tanimë kushtet kanë ndryshuar dhe ushtarakët nuk janë më të fundit në rajon për nivelin e pagave, por kanë pagat ndër më të lartat, të cilat thotë se do të vazhdojnë t’i rrisin drejt mesatares së NATO-s.
“Pagat e Ushtrisë Shqiptare ishin për një kohë të gjatë një arsye për t’u ndjerë keq për trupat e Forcave të Armatosura, por s’kishim asnjë rrugë tjetër përveçse të çonim përpara me këmbëngulje e durim ndryshimet e domosdoshme, pa të cilat pagat nuk mund të rriteshin siç e duhej dhe siç e dëshironim të gjithë”.
“Tanimë kushtet kanë ndryshuar shumë dhe ushtarakët tanë nuk janë më të fundit e rajonit për nivelin e pagave të tyre, përkundrazi, ata kanë paga ndër më të lartat të cilat do të vazhdojmë t’i rrisim drejt mesatares së NATO-s”, ka thënë Rama