Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaRama njofton se i ka mbledhur nënshkrimet për ta kundërshtuar rezolutën e...

Rama njofton se i ka mbledhur nënshkrimet për ta kundërshtuar rezolutën e Dick Martyt: Drejtësia do të triumfojë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se ka arritur t’i mbledhë nënshkrimet e nevojshme për moacionin për ta miratuar një rezolutë të re, mbi rezolutën e dikurshme të senatorit të atëhershëm zviceran, Dick Marty, e cila e akuzonte UÇK-në për krime të rënda gjatë luftës, ndër tjerash edhe trafikim organesh.

🔴 I MBLODHËM MË NË FUND FIRMAT NË ASAMBLENË E KËSHILLIT TË EUROPËS PËR MOCIONIN PËR NJË REZOLUTË TË RE MBI REZOLUTËN E VITIT 2011, ku pa asnjë fakt u ngritën akuzat e tmerrshme ndaj USHTRISË SË LAVDISHME ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS për trafikun e organeve njerëzore 🇦🇱💔🇽🇰 “, shkroi Rama në Facebook.

Ai tha se “drejtësia do të triumfojë në fund fare”.

“Rruga e Drejtësisë për Kosovën, gjakun e derdhur për liri, dëshmorët e UÇK-së dhe heronjtë e saj të gjallë sot në Hagë, do të jetë e gjatë, e mundimshme, madje edhe fyese deri në palcë, por Drejtësia do të triumfojë në fund fare, sepse s’ka forcë në botë që ta damkosë si kriminale një luftë çlirimtare🦅”, ka shkruar ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments