Brenda një dekade Shqipëria pret të bëhet një eksportuese neto e energjisë.
Kështu u shpreh nga Abu Dabi kryeministri shqiptar Edi Rama i cili mori pjesë në konferencën “World Policy Conference”.
“Qeveria do të miratojë planin e ri në përputhje me agjendën e Komunitetit të Energjisë për ç’karbonizimin e sektorit të ekonomisë. Ky plan do të parashikojë prodhimin e energjisë me kapacitetet e instaluara në periudhën 2021-2030. Shqipëria pret që brenda kësaj dekade të bëhet një eksportuese neto e energjisë”, ka shkruar Rama.