Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, për Ekonomia Online iu ka përgjigjur akuzave të ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, se qëllimshëm ka bllokuar procedurat për ndërtimin e objektit të ministrisë që ai drejton.
Gjatë ditës së sotme, Peci ka thënë se qytetarët duhet ta dinë se kreu i Prishtinës ka bllokuar çdo procedurë për ndërtimin e objektit të kësaj ministrie.
Në një prononcim për EO-në, Rama thekson se në këtë proces mungojnë matjet gjeodezike për t’u pajisur me leje ndërtimi.
“Ne faktikisht po them në procesin e transformimit të kryeqytetit jemi duke kërkuar po ashtu edhe një seriozitet më të madh në aspektit profesional. Pra neve na duhet i gjithë dokumentacioni më pas parasysh më sa e kuptova unë prej Drejtorisë së Urbanizmit mungojnë matjet gjeodezike të cilat janë më së të nevojshme në procesin për me e marrë edhe lejen”, u shpreh Rama, teksa mohon akuzat se këto vonesa po bëhen për shkaqe politike.