Kryeministri i Shqipërisë njëherësh kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, i ka goditur sërish kundërshtarët e tij politik.
Ai e ka publikuar një fotografi duke prezantuar punën e ekipit të tij të Partisë Socialiste.
Rama e ka ngacmuar opozitën duke thënë se po presin fitoren duke parë filxhanët e dëshirave.
“dhe pastaj kur dalin rezultatet nga kutitë, vazhdojnë filxhanosen nëpër ekrane me dëshpërimin e avazit bajat të regjimit, që u grabiti befasisht fitoren imagjinare me kthetrat e krimit”, tha Rama.
Të dielen e 14 Majit, në Shqipëri u mbajtën zgjedhjet lokale.
Qytetarët shqiptarë patën mundësi të votojnë për t’i zgjedhur 61 kryetar bashkish.