Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeRama krijon Ministrinë Antikorrupsion

Rama krijon Ministrinë Antikorrupsion

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka propozuar Adea Pirdenin si ministre e shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.

Kështu ka bërë të ditur vetë kreu i qeverisë në një postim në X ku tha se “në fazën kur Shqipëria po punon për kapitujt e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian është e udhës që politikat antikorrupsion të qeverisë të harmonizohen më mirë mes institucioneve të ekzekutivit”, raporton euronews.al.

“Në këtë fazë të re zhvillimi të vendit dhe në kushtet kur Shqipëria po punon për kapitujt e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian, pasi sapo ka hedhur me sukses hapin e parë të tyre, kërkohet një qasje e re ndaj administratës publike, për të rritur krahas pagave konkurruese dhe cilësinë e burimeve tona njerëzore, duke adresuar të gjitha hallkat e procesit të funksionimit të saj, nga rekrutimi deri tek promovimi i nëpunësve”.

“Për ta nxitur këtë qasje të re dhe adresuar sfidat e mësipërme, do t’i dërgoj Presidentit të Republikës propozimin për miratimin e një tjetër anëtari të ri të kabinetit qeveritar, si Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin. Këtë detyrë do ta kryejë zonja Adea Pirdeni, e cila ka kryer tre vjetët e fundit rolin e zv.ministres së drejtësisë dhe ka spikatur me lidershipin e me profesionalizmin e saj në rolin e zv.kryenegociatores me Bashkimin Europian, si edhe në mbulimin e kapitullit madhor të Gjyqësorit e të Drejtave Themelore”, shkroi Rama në X.

Aktualisht, Adela Pirdeni mban postin e zëvendës ministres së Drejtësisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments