Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kërkuar trupa shtesë të NATO-s në Kosovë në mënyrë “që të garantohet siguri dhe paprekshmëri absolute” e Kosovës.
Rama këtë e kërkoi nga Shkupi, pas takimit të liderëve të pesë vendeve anëtare të NATO-s nga Evropa Juglindore së bashku Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Ai ka bërë të ditur se shtimi i trupave të NATO-s është kush që të mos përsërit një rast si ai i Banjskës.
“Nga ana tjetër dëshiroj të theksoj se jam i keqardhur për faktin që pavarësisht thirrjeve të përsëritur për të shtuat në mënyrë të ndjeshme jo vëmendje, por edhe trupat të cilat duhet të garantojnë stabilitet dhe paprekshmëri absolute të Kosovës, ka ndodhur një ngjarje tragjike e cila duhet të konsideruar një paralajmërim dhe jo një ngjarje sporadike dhe e cilat duhet më çdo kusht mos përsërit dhe për këtë arsye theksova edhe sot në takim domosdoshmërinë e rritjes së numri të forcave të NATO-s në Kosovë”, ka thënë Rama.
Gjithashtu, Rama ka theksuar se këto trupa janë për të siguruar kufirin Kosovë-Serbi, i cili sipas tij, është jashtë kontrollit dhe është në shërbim të aktiviteteve ilegale.
“Dhe domosdoshmërinë për të siguruar kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, i cili faktikisht është jashtë kontrollit dhe i cili është në shërbim të aktiviteteve ilegale të trafikut të armëve, të drogës, të aktiviteteve të cilat pastaj ngatërrohen siç e i dimë të gjithë edhe me aktivitetin politik, me sfond ultranacionalisit, që shkakton devijime të rënda siç ishte devijime në Bansjkë, ku humbi jetën një punonjës i policisë së RKS-së dhe ku qartësisht doli në pah rrezikshmëria e lartë për destabilizim dhe përshkallëzim të situatës”, ka shtuar Rama.