Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeRama kërkesë Bosnjë-Hercegovinës: Të mundësohet lëvizja me karta identiteti për qytetarët e...

Rama kërkesë Bosnjë-Hercegovinës: Të mundësohet lëvizja me karta identiteti për qytetarët e Kosovës

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me kryetaren e Këshilit të Ministrave në Bosnjë dhe Hercegovinë Borjana Krišto, në kuadër të turit në Ballkanin Perëndimor.

Nga Bosnjë-Hercegovina Rama kërkoi sot që të mundësohet lëvizja e lirë me karta identiteti e qytetarëve të Republikës së Kosovës në Bosnje-Hercegovinë.

“Nga ana tjetër nuk është sekret që Shqipëria mbron edhe interesat e shqiptarëve në Kosovë dhe në vende të tjera dhe unë ia thashë edhe kryeministres që jemi të interesuar që marrëveshjet e Procesit të Berlinit, dhe marrëveshja për lëvizjen e lirë me kartë identiteti për qytetarët shqiptarë të Kosovës të mundësohet sepse është e pakuptimtë që të kemi problematika të kësaj natyre ndërkohë që politika duhet të shërbejë.”, tha kryeministri Rama.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments