Kandidatët e për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama nga LDK dhe Arben Vitia nga VV, po zhvillojnë një debat rreth kryeqytetit, para zgjedhjeve që do të mbahen këtë të diele.
Gjatë debatit, Rama ia ka përmendur Vitisë përkrahjen që ky i fundit po merr nga kryeministri Kurti dhe ministrat e tij.
Rama i tha Vitisë se sonte në debat e ka pritur edhe z. Kurti për ta shoqëruar.
“Vendimmarrja për aspektin lokal e ka pavarësinë e plotë. Ne jemi të qartë me projektet tona. Ne nuk varemi dhe nuk i hupim kohë qeverisë, sikur qeveria humb kohë me juve… pra kemi gjashtë ministra dhe kryeministrin që humb kohë me juve, e nuk janë duke i kryet punët e Kosovës”, është shprehur Rama.
“Unë faktikisht e prita edhe z. Kurti këtu. Prita mos po vjen me ju shoqëruar. Madje edhe ata ministrat që i shohim me ju”, ka thënë Rama.
Tutje, ai tha se nëse administrata lokale e Prishtinës varet në vazhdimësi nga qeveria, kjo është çështje serioze.
“Është çështje joserioze nëse ju vareni nga qeveria për ta qeverisur kryeqytetin”, shtoi Rama.