Kandidati për kryetar të Prishtinës nga LDK, Përparim Rama e quan hipokrizi qasjen e Qeverisë Kurti që kushdo që mund të bëhet kryetar përpos Arben Vitisë, nuk do e ketë përkrahjen e nivelit qendror.
‘’Ata paguhen prej neve, rrogat i marrin prej neve, ndërsa thotë se nëse une zgjdhem, të shohim se a do të më përkrahin. A doni me thanë që ju nuk do i përkrahni qytetarët vec pse unë fitova dhe tash për herë të parë po shkoni kundër diasporës’’, tha Rama në Pressing.
‘’ Unë jam diaspora që e ka votu VV’n. Është e pakuptimtë kjo thirrje e Qeverisë. Është njëfar hiporizie dhe qesharake’’, shtoi ai.