Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen aktivitetit për pastrimin e liqenit të Badovcit.
Sipas njoftimit, pastrimi do të bëhet më 16 shtator, derisa afati për regjistrim është deri më 7 shtator.
“Bashkë për liqene më të pastërta! Ftohen vullnetarët që me 16 shtator, t’i bashkohen aktivitetit për pastrimin e liqenit të Badovcit”, ka shkruar ai në Facebook.
“Transporti, ushqimi, qeset e mbeturinave, dorezat, bluzat dhe të gjitha gjërat e nevojshme do të ofrohen nga organizatorët. Afati për regjistrim është deri më 7 shtator”.