Por, Rama tha se “nuk na bën dot asgjë askush”.
Gjatë një bashkëbisedimi live në Facebook, ai tha se nuk mund të mos përfshihemi në krizë, pasi lufta na prek të gjithëve.
“Lufta i kap të gjithë, në vendet fqinje është rritur energjia. Duke mos e rritur energjinë, ne subvencionojmë 80% dhe janë miliona, nga dalin këto se mirë do ishte që ti hiqnim të gjitha por me çfarë i financojmë pastaj. Nuk rimbursohen luftëtarët sepse po të mos ishim ne në NATO do të ishim pre e lehtë fare për këdo, por ne nuk na bën dot asgjë askush, ndaj historia nuk trajtohet kështu. Unë po ju them që nuk bën njeriu kështu, të shkojë deri në pikën që të thojë çfarë na duhet ne, për çfarë, çfarë ka ndodhur kaq e rëndë, kaq e tmerrshme, të tjerë po vriten rrugëve, nuk e dinë a do kenë më atdhe”, ka thënë ai.