Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se 10 mijë udhëtarë më shumë kanë përdorur autobusët e “Trafikut Urban”, si rezultat i vendimit të marrë në muajin janar të këtij viti për përdorimin e biletës ditore.
Rama ka njoftuar se shumë shpejt kësaj ndërmarrje do t’i shtohen edhe 30 autobusë, gjashtë prej të cilëve do të jenë elektrik, raporton Express.
“Superlajm! 10.000 udhëtarë më shumë po përdorin autobusët e “Trafiku Urban”, si rezultat i vendimit të marrë në muajin janar të këtij viti për përdorimin e biletës ditore.
Shumë shpejt flotës së Trafikut Urban do t’i shtohen edhe 30 autobusë të rinj, 6 prej të cilëve do të jenë elektrik. Kjo do të përmirësojë tutje shërbimet e ofruara për qytetarët”, ka shkruar Rama.